Ylli i Hollywoodit, Julia Fox, ka treguar se ndërpreu marrëdhënien romantike me reperin Kanye West për shkak se nuk mund t’ia jepte vëmendjen që ai donte.
33-vjeçarja ndihej sikur kishte “dy fëmijë” përgjatë lidhjes me të.
Aktorja e “Unvut Games” ka pasur lidhje romantike të shkurtër me reperin 46-vjeçar vitin e kaluar. Ajo ka treguar se gjërat në mes tyre nuk funksionuan mirë për shkak se Westit i duhej vëmendje po aq sa djalit të saj të vogël që e ka me ish-burrin Peter Aremiev.
Julia për lidhjen që kishte me Kanyen ka folur në “The Drew Barrymore” dhe ka treguar për mënyrën si i referohet lidhjes me reperin në memoarin e saj të ri “Down The Drain”. Aktorja po tregonte se po ndihej në rregull të vishte rrobat e dizajnuara nga Kanye, te vishej me stil e me modën e fundit, por jo të komunikonte 24 orë me të.
“Dhe unë mund ta bëja vetëm për kaq kohë sepse në fund të fundit mendoj se ai kishte nevojë për një person me kohë të plotë rreth tij dhe unë thjesht nuk mund të isha me kohë të plotë, kisha djalin tim dhe pastaj ai donte të fliste shumë në telefon kështu që bleva një palë ‘air pods’ që t’i mbaja në vesh ndërkohë që po bëja gjëra mamaje”, ka thënë Julia.
Fox gjithashtu ka treguar se nuk po mund ta duronte këtë gjë dhe nuk mund ta vinte askënd në rend të parë para djalit të saj.
“Djali im duhet të jetë në rend të parë. U bë shumë ngarkesë për mua. Nuk i kisha dy fëmijë. Nuk mund ta vazhdoja. Më dukej sikur i kisha dy bebe”, theksoi ylli.
Ajo nuk kishte menduar se lidhja e saj me Kanyen do të bëhej publike.
“Kur takohesh me të famshëm disi të gjithë dëshirojnë të mbajnë të fshehtë. Kështu që po mendoja se do të ishte një sekret”, ka thënë Julia.
Ajo ka thënë se ndihet mirë që është beqare dhe nuk ka plane të fillojë ndonjë lidhje.