Showbiz

Emisionet e orëve të vona rikthehen pas përfundimit të grevës në Hollywood

 

Emisionet e orëve të vona me të famshmit e Hollywoodit janë rikthyer pas përfundimit të grevës së skenaristëve e aktorëve, raporton Female First.

Pas pesë muajsh greve, Writers Guild of America (WGA) ka arritur një marrëveshje për t'i kthyer skenaristët në punë, gjë që do të thotë se të famshmit e emisioneve të orëve të vona, Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel, Stephen Colbert dhe Seth Meyers ishin përsëri në transmetim të hënën 2 tetorit.