Showbiz

Lizzo paditet sërish për ngacmim seksual dhe bullizëm

 

Këngëtarja amerikane Lizzo është paditur sërish për sjellje të keqe, ngacmim seksual dhe bullizëm.
Këtë herë padi erdhi nga disenjatorja Asha Daniels.

Përveç Lizzos, në padi janë përfshirë edhe stafi i saj dhe ekipi i gardërobës. Kjo ka ndodhur pasi që Lizzon e kanë paditur valltarët e turneve të saj.