Grupi “NSYNC” e ka paralajmëruar lansimin e këngë së parë së bashku në 20 vjetët e fundit. Ajo mban titullin “Better Place”.
Bendi i përbërë nga Justin Timberlake, Chris Kirkpatrick, JC Chasez, Joey Fatone dhe Lance Bass – u ribashkua në ceremoninë e sivjetme “MTV Video Music Awads”, ku edhe ia ndanë një çmim superyllit, Taylor Swift.
Nga atëherë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut. Vetëm pak ditë më parë, bendi i shpërbërë dy dekada më parë kishte ngacmuar fansat rreth lansimit të një kënge të re, përmes posterit të vazhdimit të tretë të filmit të animuar, “Trolls”.
Tani është konfirmuar lajmi se kënga e tyre e re, “Better Place”, do të lansohet të premten më 29 shtator. Ajo shërben dhe si kolonë zanore e trailerit të filmit të ardhshëm, “Trolls Band Together”.
“Better Place” njëherësh e shënon lansimin e materialit të parë muzikor të “NSYNC” nga viti 2002. Atë vit, Justin Timberlake, e filloi karrierën si solo-artist, duke u shndërruar suksese të jashtëzakonshme ndër vite. Nga grupi u largua në vitin 2007.
Para paraqitjes së fundit në “MTV VMA”, grupi u ribashkua në të njëjtën ngjarje edhe në vitin 2013 si dhe pesë vjet më vonë për ceremoninë e zbulimit të yllit të tyre në Bulevardin e Famës në Hollywood.