Reperi i njohur i skenës muzikore shqiptare, Getoar Selimi, ka postuar një fotografi që “përmbledh lumturinë në jetën e tij”.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, Geasy shihet duke puthur gruan e tij, moderatoren Marina Vjollca e cila është e mbuluar me një shami ngjyrë rozë të ndezur.
Çifti po duket se po shijon pushimet në kontinentin e nxehtë të Afrikës nën shoqërimin e vajzës së tyre të vogël Marget.
Gheto Gold ka një definicion për lumturinë.
“Gruaja ime dhe e bija”, ka shkruar ylli i repit.
Në këtë fotografi ka komentuar gruaja e tij duke e cilësuar atë si burri më i mirë në botë.
“Te dua burri im, më i miri në botë”, ka shkruar Marina Vjollca.