Showbiz

Rolling Stones publikon albumin e ri

Grupi i famshëm britanik, Rolling Stones, ka publikuar albumin e ri me titull “Hackney Diamonds”, të parin pas 18 vjetësh që nga vdekja e baterstit Charlie Watts.

Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood - anëtarët e grupit 61 vjet të vjetër - kanë folur për albumin para lansimit të videosklipit të “Angry” ku shfaqet aktorja Sydney Sweeney.

Lideri Jagger, 80 vjeç, ka thënë për Reuters se grupi ishte entuziast për incizimin e albumit të ri.

“Albumi ka tingull bashkëkohor, me përzierje roku, baladash, vallëzim dhe një ‘lloj lidhjeje me muzikën ‘country’”, ka thënë ai.

Richards, partneriteti i të cilit për shkrimin e këngëve me Jagger është një nga më të suksesshmit në muzikën rock, ka thënë se vdekja e Wattsit në vitin 2021 e kishte nxitur grupin të krijonte muzikë të re.

“Mendoj se për shkak të vdekjes së Charliet, ne e ndjenim se ende duhet të vazhdojmë dhe ta mbajmë identitetin”, ka thënë 79-vjeçari.

Ish-basisti i grupit Bill Wyman, bateristi i ri Steve Jordan, ish-anëtari i Beatles Paul McCartney dhe Stevie Wonder ishin të gjithë të përfshirë në album, ka thënë grupi.

Fansat mezi e kanë pritur njoftimin për albumin, që kur një reklamë paralajmëruese u shfaq në një gazetë lokale muajin e kaluar, me referime për disa nga këngët më të mëdha të grupit dhe titullin e albumit të ri.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi