Showbiz

Vajzat e ish-presidentit Obama shihen në festën e reperit Drake

Malia dhe Sasha Obama, të bijat e ish-presidentit të Shtetevë të Bashkaura të Amerikës, Barack Obama, janë fotografuar të martën në një festë të reperit Drake në “The Bird Streets Club” në Los Angeles.

Ato janë parë të veshura me stile të bukura, shkruan PageSix.

Në festën e organizuar për koncertit të Drake, 22-vjeçarja Sasha, zbuloi linjat e saj duke e kombinuar një bluzë të shkurtër me një palë pantallona.

Edhe veshja e Malia 25-vjeçare, përputhej me stilin të motrës së saj. Ajo kishte veshur një veshje nga brendi i preferuar i të famshmëve “Knëls”, rrobat e të cilëve janë të dashura nga shumë artistë si Rita Ora, Dua Lipa e Emily Ratajkoëski.

Ajo kishte veshur një bluzë nga kjo markë, së bashku me pantallonat me bel të gjatë dhe kishte mbathur çizme të zeza.

Motrat të cilat ndajnë një shtëpi në Los Angeles, së bashku u larguan nga festa rreth orës 4 të mëngjesit dhe u nisën me një makinë me miqtë e tyre.

Drake, 36-vjeçar, ka festuar suksesin e turneut të tij “It's All a Blur” në vendin e të famshmëve të Hollywoodit Perëndimor.

Ish-presidenti Barak Obama, pati folur shumë rreth admirimit që vajzat e tij kanë për artistin Drake, pasi këngëtari, rreth 10 vjet më parë, kishte deklaruar se mund të luajë rrolin e Obamas në një film.