Showbiz

Gruaja e aktorit McConaughey rrëfen problemet me vjehrrën

 

Camila Alves kishte raporte “të ndërlikuara” me vjehrrën e saj Mary Kathlene 'Kay' McCabe, kur filloi të dilte me aktorin e famshëm amerikan Matthew McConaughey në vitin 2006. Megjithatë gjërat ndryshuan kur ajo më në fund ngriti zërin për veten e saj.

Modelja 41-vjeçare i cila filloi të dilte me aktorin në vitin 2006 dhe u fejua me të në vitin 2012 - zbuloi se vjehrra e saj, tani 91-vjeçare, nuk ishte shumë mikpritëse kur u takuan për herë të parë dhe madje e thërriste atë me emrat e ish të dashurave të aktorit.