Showbiz

Dua Lipa publikon fotografi të reja nga prapaskenat e “Barbiet”, ku aktroi vetëm 30 sekonda

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila së fundmi pati një rol në filmin “Barbie”, ka publikuar fotografi të reja nga prapaskenat e këtij filmi.

Krijuesja e hitit “New Rules”, e cila ka një paraqitje vetëm 30-sekondëshe në film, ka ndarë fotografi me plot yje në premierën e Los Angelosit, që u zhvillua në fillim të këtij muaji, raportoi të dielën “Daily Mail”.

27-vjeçarja shihet duke qëndruar pranë Kate McKinnonit, Margot Robbiet dhe gjithashtu America Ferreras.

Ajo është paraqitur me një fustan të tejdukshëm shumëngjyrësh, ku mbizotëronte ngjyra që e karakterizon filmin.

Së bashku me paraqitjen e veçantë si Mermaid Barbie në komedinë fantazi, pati mundësinë të bënte edhe muzikë për kolonën zanore të Barbiet.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)