Showbiz

“If Only I” kënga e re që e sjell Bebe Rexhën në një bashkëpunim

Kantautorja e famshme, Bebe Rexha, ka bashkëpunuar me dyshen e shumëshpërblyer të muzikës dance, "Loud Luxury" dhe grupin e përbërë nga dy producentë dhe DJ, "Two Friends", për realizimin e këngës së re të titulluar “If Only I”.

Kënga vjen me plot ritëm dhe me tingujt nostalgjik të muzikës së fillimit të vitit 2000, dhe shoqërohet me një videoklip shumë të përshtatshëm për sezonën e verës.

Para se të lansohej në platformat muzikore, "If Only I", debutoi në skenën e festivalit të sivjetmë "Coachella", ku këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore u shfaq si mysafire befasuese gjatë performancës së "Two Friends". Së bashku ata e interpretuan këngën live para publikut, i cili e mirëpriti atë jashtëzakonisht mirë.

Tani të gjithë mund ta shijojnë këtë këngë verore, përmes platformave si Spotify, YouTube dhe të tjerë.