Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Holland do të marrë pushim një vit nga aktrimi

Tom Holland do të pushojë për një vjet nga profesioni i tij, aktrimi.

27-vjeçari ka punuar si producent dhe luajti në trillerin psikologjik “The Crowded Room”, por pranoi se projekti ishte intensiv dhe tani ka nevojë për pushim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më pëlqen ideja e të mësuarit që të jem producent. Unë gjithmonë kam jetuar me këtë ide se puna e vështirë është punë e mirë. Më pëlqeu shumë, por përsëri, projekti më lodhi. Erdhi një moment ku isha disi, ‘duhet të bëj një pushim’. U zhduka. Shkova në Meksikë për një javë dhe kalova pak kohë në një plazh. Dhe tani jam duke pushuar një vit, dhe kjo është rezultat i asaj se sa e vështirë ishte projekti”, ka thënë ai për shoun amerikan “Extra”.

Holland luan edhe në filmin e njohur “Spiderman: No way home”.