Rita Ora dhe Taika Waititi në ballinën e revistës “Vogue Australia”
Çifti i njohur i showbizit, Taika Waititi dhe Rita Ora, e kanë hijeshuar ballinën e “Vogue”. Kjo është hera e parë që ata pozojnë për revistën prestigjioze së bashku.
Rita dhe Taika, që vitin e kaluar u kurorëzuan në një ceremoni intime në Londër, shfaqen të përqafuar në fotosesionin e revistës “Vogue Australia”, ndërsa në intervistën shoqëruese ata folën për jetën private dhe atë profesionale.
Ndërsa diskutonte për gruan e tij dhe cenueshmërinë që ajo e ka shprehur në albumin e ardhshëm, “You and I”, i cili i dedikohet regjisorit nga Zelanda e Re, ai shpjegoi se sinqeriteti i Ritës e ka ndihmuar që edhe ai të jetë më i sinqertë, veçanërisht në lidhje me presionet me të cilat përballet.
“Është frymëzuese të shohësh dikë që është e motivuar dhe punon shumë, gjë që reflekton shumë se si ndihem për punën dhe vendin tim në industri. Në të njëjtën kohë ajo është shumë e çiltër dhe e sinqertë për gjërat që ajo ka kaluar në rrugëtimin e saj si artiste. Më ka ndihmuar që është unë të jem më I hapur për këtë, sepse isha mësuar të tregohem i pathyeshëm. Unë i kam të gjitha këto pritshmëri nga Zelanda e Re dhe komuniteti im atje, rreth punës që e bëj. Dhe papritmas, të kuptosh se është në rregull të jesh pak më i cenueshëm në lidhje me punën tënde dhe se puna në fakt mund të përmirësohet në këtë mënyrë, është vërtetë diçka e mrekullueshme. Kjo është gjëja më e madhe që e kam mësuar duke qenë në praninë e Ritës”.
Fotosesioni i dyshes së famshme zuri vend në Sydney – qyteti ku ata e nisën lidhjen romantike – dhe në intervistë, Rita dhe Taika, folën për vendimin e tyre për t’u rikthyer në këtë qytet: “Është një mënyrë vërtet romantike për të bërë diçka për herë të parë së bashku dhe në një mjedis ku ndihemi të sigurt për të qenë vetvetja”, deklaroi Ora.
Ndër të tjera, këngëtarja me prejardhje kosovare foli edhe për albumin e saj të ri, i cili publikohet më 14 korrik dhe i dedikohet bashkëshortit të saj të dashur. Këngën e këtij incizimi përmbajnë kujtime të shumta nga historia e tyre e dashurisë.
“Marrëdhënia ime me Taikan ishte një nga frymëzimet më të mëdha për këtë album”, tha këngëtarja.
Rita dhe Taika e përfunduan intervistën duke treguar se ndihen të sigurt në praninë e njëri-tjetrit, dhe në të njëjtën kohë argëtohen shumë së bashku.