Showbiz

Dove Cameron gati nuk e lansoi hitin “Boyfriend”

 

Këngëtarja e re në skenën muzikore, Dove Cameron, arriti të bëhet pjesë e toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard” me hitin “Boyfriend”, por siç duket, kënga pati gjasa të përfundojë duke mos u publikuar kurrë.

Ylli i projekteve të “Disney Channel” u shfaq në një intervistë për emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku zbuloi se pas incizimit të saj, kjo këngë nuk iu duk edhe aq e bukur apo e rëndësishme.