Showbiz

Priyanka Chopra: U largova nga Bollywoodi sepse u injorova

Aktorja indiane, Priyanka Chopra Jonas ka thënë se është larguar nga Bollywoodi pasi ndihej sikur është shtyrë në një cep të industrisë.

Në episodin e së hënës të podcast-it "Armchair Expert", Chopra-Jonas ka thënë se ajo kishte njerëz që nuk e përfshinin më në Bollywood. Ajo shtoi se këtë gjë nuk e ka thënë asnjëherë më parë, raportoi CNN-i.

Ylli i "Matrix Resurrections" pati një karrierë të bujshme si aktore Bollywoodi në Indi përpara se të shkonte në SHBA, kur edhe u shkëput nga aktrimi në Indi.

Ajo shkëputje ndodhi kur asaj iu dha një mundësi për të udhëtuar në Amerikë dhe për të punuar në industrinë e muzikës, gjë që përfundimisht bëri që Chopra Jonas të nënshkruante një marrëveshje me Interscope Records si këngëtare në fillim të viteve 2010.

Pasi punoi me artistë si Pitbull dhe Will.i.Am, Chopra-Jonas ka thënë se e kuptoi se është më e përshtatshme për të qenë aktore, me ç’rast u bë pjesë e disa filmave hollivudianë.