Showbiz

Styles dhe Ratajkowski shkëmbejnë puthje në publik

Këngëtari i njohur, Harry Styles, duket se e ka lënë prapa romancën me aktoren dhe regjisoren, Olivia Wilde, dhe tani është spikatur në rrugët e Tokyos duke shkëmbyer puthje plot pasion me modelen, Emily Ratajkowski.

Në një video të shpërndarë online, ish-anëtari i grupit “One Direction” shfaqet në krahët e modeles dhe aktores 31-vjeçare, dhe çifti i ri i showbizit nuk duket i bezdisur nga prania e njerëzve përreth, të cilët po i fotografonin dhe xhironin me telefona mobil.

Kantautori britanik aktualisht është duke performuar në Japoni si pjesë e turneut botëror, “Love On Tour”. Në fund të muajit shkurt u raportua se pak kohë pas ndarjes nga Olivia, Harry e ka filluar një lidhje të re dashurie. Por, atëkohë nuk ishte zbuluar identiteti i të dashurës së tij misterioze.

Së fundmi, Emily Ratajkowski, e cila e ka një djalë 2-vjeçar, është përfolur për disa lidhje të mundshme me personalitete të famshme, si Brad Pitt dhe Pete Davidson.

Ajo bëri kërkesë për shkurorëzim nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, në shtator të vitit të kaluar. Ata fillimisht ishin ndarë në muajin korrik, për shkak të akuzave për tradhti të vazhdueshme nga producenti 42-vjeçar.

Ndërkohë, Styles dhe Wilde, i dhanë fund romancës në muajin nëntor, kjo për shkak se kishin prioritete të ndryshme të cilat po i mbanin larg njëri-tjetrit.

Image