Mariah Carey ka festuar ditëlindjen e saj të 54-t.
Fituesja pesë herë e çmimit Grammy festoi 54-vjetorin duke u hedhur në oqean të hënën.
Në një video të shpërndarë në Instagram dhe në Twitter, Carey kërcen nga një anije në oqean teka ka të veshur një kostum larjeje me ngjyrë rozë.
Carey nuk po festonte vetëm, pasi i dashuri i saj Bryan Tanaka ishte aty për ditën e veçantë të këngëtares.
“Kjo është një nga fotot e mia të preferuara. Gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime e bukur”, ka shkruar koreografi krahas një fotoje bardh e zi të dyve duke buzëqeshur teksa mbështetin kokën mbi njëri-tjetrin.