Ylli i showbizit, Kim Kardashian, ka befasuar fansat nëpërmjet një videoje nga palestra, shkroi DailyMail.
Ajo u pa e grimosur lehtë, ndërsa tha se po punon me trajneren Senada Greca për të formësuar trupin.
Ngremë pesha për dy orë në ditë dhe këtë e bëjmë 5-6 herë në javë. Qëllimi im ishtë të fitoj muskuj dhe të jem e fortë e tashmë shoh ndryshim. Jam krenare për angazhimin tonë të përbashkët. Gjithmonë niset me qëllime të vogla”, shkroi ajo në Instagram.
Kim Kardashian është ndër më të përfolurat në mediat ndërkombëtare rozë.
Ajo shpesh ka befasuar me pamje dhe veshje të ndryshme.