Demi Moore publikon videon e familjes duke i kënduar Bruce Willisit për ditëlindje
Familja e Bruce Wills po feston ditën e tij të veçantë me dashuri, të qeshura dhe këngë për ditëlindje.
Për nder të ditëlindjes së 68-ë të Willsit të dielën, ish-gruaja Demi Moore postoi një video në Instagram ku shihej familja, përfshirë gruan e tij Emma Heming Willis dhe fëmijët e tij, duke kënduar këngën e ditëlindjes.
Willis dukej i lumtur, duke buzëqeshur ndërsa familja e tij këndonin së bashku.
“Gëzuar ditëlindjen, BW! Shumë e lumtur që mund të festojmë sot”, ka shkruar Moore në video. “Të dua dhe e dua familjen tonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ngrohta”.
Videoja e festës së të dielës është e para që familja ka postuar për të që kur ndanë diagnozën e demencës frontotemporale të aktorit.