Chris Rock do të dalë në skenë të shtunën mbrëma për të performuar “Chris Rock: Selective Outrage”, ngjarja e parë që do të transmetohet drejtpërdrejtë për Netflixin, shkruan CNN.
Performanca do të shënojë stand-upin e gjashtë special të komedianit dhe të dytën për Netflixin pas “Tamborine” të vitit 2018, me regji të Bo Burnham.
Netflix ka publikuar një video prej 30 sekondash, në të cilin Rocku është vetëm në një dhomë të zhveshjes, duke parë në pasqyrë, kur një zë thotë: “Chris, ata janë gati për ty”.
Rocku pritet të flasë edhe për shuplakën e famshme që e mori në ceremoninë Oscar.