Showbiz

Madonna i jep fund lidhjes me modelin 41 vjet më të ri

Madonna dhe i dashuri i saj model, Andrew Darnell, i cili është 41 vjet më i ri se ajo thuhet se janë ndarë pas më pak se një vit lidhje.

Pas ndarjes së tyre, këngëtarja e hitit “Material Girl”, 64 vjeç, thuhet se po përjeton një “krizë besimi” për ndarjen e tyre dhe pas kritikave të fundit “mizogjene” për pamjen e saj në fillim të këtij muaji.

“Ishte një gjë shumë e rastësishme (me Darnell), kështu që ajo nuk është me zemër të thyer. Thjesht ka ardhur në një kohë të keqe”, ka thënë një burim për Page Six të premten, lidhur me ndarjen.

"Ajo është duke pasur një krizë besimi dhe kjo nuk ndihmon. Ajo u argëtua shumë me Andrew, por kurrë nuk ishte dashuri apo diçka e tillë”, ka shtuar burimi.

Ish-çifti filloi të takohej menjëherë pas përfundimit të romancës së saj trevjeçare me ish-balerinin rezervë, Ahlamalik Williams, 28 vjeç.

Në shtator, ajo u lidh për herë të parë me Darnell pasi u panë duke u puthur në një festë në New York.

Vetëvlerësimi i saj thuhet se është tronditur nga urrejtësit që dolën në mediat sociale duke thënë se ajo dukej e panjohur në ceremoninë e çmimeve “Grammy 2023”.

Në përgjigje të reagimit, nëna e gjashtë fëmijëve shpjegoi se fytyra e saj ishte e shtrembëruar gjatë shfaqjes dhe dukej më e fryrë se sa ishte në të vërtetë për shkak të një “kamere me lente të gjata”.

“Edhe një herë jam kapur në shkëlqimin e moshës dhe mizogjinisë që përshkon botën në të cilën jetojmë”, shkroi ajo në një storje në Instagram.