Showbiz

Pastorja amerikane e quan Beyoncen shtrigë

Nëse ju pëlqejnë këngët e Beyoncet, do të thotë se nuk jeni një besimtar i mirë, sipas pastores amerikane Tiphana Montgomery.

“Të gjithë ju që shkoni në koncertin e Beyoncet, ju tërheq vëmendjen, si guxoni ta thirrni veten të krishterë”, ka thënë ajo në një video postuar në rrjetet sociale.

“Nuk më intereson nëse prifti juaj është në rregull me këtë, nuk më intereson nëse prifti juaj mendon se është muzikë në formë”, shtoi Montgomery duke thënë se koncertet e këngëtares janë “vend i takimeve të shtrigave”.

Montgomery ka thënë se mijëra njerëz që e ndjekin këngëtaren në koncerte janë pjesë e grupit që ajo drejton në formën e shtrigës.

“Kur një shtrigë ka një grup, zakonisht është gjë e vogël. Grupet e magjisë zakonisht përbëhen nga tre deri në shtatë persona. Kur ka mijëra të tillë, quhet koshere. Ju jeni të gjithë pjesë e asaj koshere të saj. Dhe ju e quani veten të krishterë? Veprat e Zotit le të arrijnë te ju”, përfundoi ajo, raportoi Index.hr.

Por, përdoruesit e interneti shpejt kanë bërë kërkime dhe kanë postuar deklarata të mëhershme të Montgomeryt kur thoshte se ishte “e fiksuar” pas këngës së Beyoncet.

Megjithatë, edhe në këtë pikë pastorja e ka mbrojtur veten.

“Shpirti im u shpëtua më 2015. Gjithçka që shihni para kësaj është një periudhë kur unë kam qenë e verbër, siç jeni ju sot”.