Kendall Jenner thuhet se është në lidhje me Bad Bunnyn.
Modelja 27-vjeçare dhe ylli 28-vjeçar i muzikës u panë së bashku në Los Anxhelos gjatë fundjavës dhe thuhet se ata "po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit".
"Kendall dhe Bad Bunny tërhiqen nga njëri-tjetri dhe padyshim që kanë një atmosferë flirte. Është ende e re, por ata po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po pëlqejnë njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për çiftin.
Dyshja e famshme shijoi një takim të dyfishtë me çiftin Justin dhe Hailey Bieber gjatë fundjavës, dhe ata kanë kaluar kohë "argëtuese" së bashku deri më tani.
Një burim ka thënë për “Entertainment Tonight” se ata kanë miq të përbashkët dhe kanë darkuar me Hailey, Justin dhe miqtë në Wally's në Beverly Hills të shtunën mbrëma.
Bad Bunny së fundmi bleu një shtëpi në Los Anxhelos dhe "ka kaluar shumë më tepër kohë atje".
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.