Adele ka pasur mundësinë që të takojë për herë të parë aktorin e saj të preferuar.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” të dielën, ajo ka takuar Dwayne Johnsonin, apo i njohur ndryshe si “The Rock”.
Udhëheqësi i mbrëmjes, Trevor Noah, i afrohet për një moment Adeles gjatë ngjarjes duke i thënë se ka dëgjuar që ajo është fanse e The Rock. Noah më pas shton, se siç ka dëgjuar, edhe aktori është fans i saj.
Derisa Adele i konfirmon me kokë ato që i thotë Noah, pas saj afrohet aktori, Johnson.
Reagimi i saj kur e sheh Johnsonin teksa i afrohet është bërë viral në rrjetet sociale.
Këngëtarja dhe aktori përqafohen dhe më pas edhe ndajnë disa biseda së bashku.
Adele ka fituar këtë vit në “Grammy” çmimin “Best Pop Solo Performance” për këngën e saj “Easy on Me”.