Showbiz

Bebe Rexha paralajmëron këngë të re

Bebe Rexha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngë të re.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se është e entuziazmuar për këtë.

Ajo madje ka publikuar një pjesë të këngës, përmes një videoje të publikuar në Facebook ku shihet teksa e këndon atë.

Bebe ka korrur sukses të madh me bashkëpunimin e saj me David Guettan, të titulluar “I’m Good”. Kënga ka hyrë në mesin e këngëve më të dëgjuara në botë vitin e kaluar.