Showbiz

Rita Ora me intervistë dhe perfomancë fantastike në “The Tonight Show”

 

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, ishte e ftuar në emisionin më të shikuar të natës në Amerikë, “The Tonight Show: Starring Jimmy Fallon”, ku foli për muzikën, albumin e ardhshëm dhe martesën me regjisorin Taika Waititi.

Po ashtu, për herë të parë, Rita e zbuloi unazën e martesës për prezantuesin dhe publikun e pranishëm në sallë. Me një gur të madh të gjelbër dhe gur të vegjël prej diamanti përreth, unaza e këngëtares dukej shumë unike dhe e përshtatshme për karakterin e saj, të një vajzë rebele dhe energjike.