Ylli televiziv, Pamela Anderson, parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar në Los Angeles, me rastin e premierës së dokumentarit të saj të ri, “Pamela, A Love Story”. Ajo shkëlqente e veshur me një fustan të kuq të ngushtë, që ia theksonte format e trupit.
Pasi shumë njerëz janë përpjekur ta tregojnë historinë e saj – duke përfshirë serialin e fundit të platformës Hulu, “Pam and Tommy”, në të cilin Anderson zgjodhi të mos kontribuonte, ajo vendosi që të vërtetat mbi jetën dhe karrierën e saj t’i rrëfejë vetë përmes pamjeve arkivore dhe ditarëve personalë.
Regjinë e dokumentarit “Pamela, A Love Story” e ka bërë, Ryan White, i njohur për projekte të tilla si, “The Keepers”, “Ask Dr. Ruth” dhe “Goodnight Oppy”.
Djali i aktores, Brandon, shërben si producent ekzekutiv i projektit që vjen i realizuar në disa pjesë, derisa episodi i tij i parë u transmetua të martën, më 31 janar.
Pamela, po ashtu, e ka publikuar një libër me kujtime të titulluar, “Dear Pamela”.