Showbiz

Amber Rose e zhgënjyer nga burrat

 

Modelja 39-vjeçare, Amber Rose, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me reperin, Kanye West, dhe e martuar me Wiz Khalifa,, ka kohë që po përballet me vështirësi në fushën e dashurisë dhe tani, Amber këmbëngul se është plotësisht e zhgënjyer për gjetjen e dashurisë kështu që po planifikon të qëndrojë beqare për një kohë të pacaktuar.

Në një intervistë për podcastin “Sofia with an F”, ajo i tha prezantuese Sofia Franklyn: “Skena e takimeve romantike është më keq se kurrë. Burrat të cilët janë të interesuar për të krijuar lidhje janë të neveritshëm dhe vulgarë. Prandaj dua të jem beqare për gjithë jetën”.