Showbiz

Hiqet posteri i Demi Lovatos pasi konsiderohet fyes për të krishterët

Një poster i Demi Lovatos veshur me një veshje të stilit që duket si e robëruar dhe shtrirë në një shtrat në formë kryqi, është ndaluar për shkak të ofendimit të të krishterëve.

Titulli i albumit të ri të këngëtares qartazi aludon në fjalë fyese dhe bashkë me imazhin, lidh seksualitetin me një simbol të shenjtë, ka thënë mbikëqyrësi i reklamave të Britanisë.

Polydor Records ka thënë se ishte një punë arti e dizajnuar të promovojë albumin dhe nuk beson se ishte fyes, shkroi BBC.

Posteri mori katër ankesa.

U hoq katër ditë më pas.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit ka thënë se ka pranuar ankesa lidhur me imazhin e Lovatos në veshjen e saj ndërsa shtrihet në formën e kryqëzimit.

Këngëtarja “ishte në pozicion me këmbët bashkë nga njëra anë gjë që kujton Krishtin në kryq”, shtoi ai.

Autoriteti përfundoi se bashkë me titullin e albumit, posteri shihej si lidhje e seksualitetit me simbolin e shenjtë të kryqëzimit.

Image