Ylli i filmave “Black Panther”, Lupita Nyong’o, e ka bërë publike lidhjen romantike me reporterin sportiv, Selema Masekela, përmes postimit të një videoje në Instagram.
Aktorja 39-vjeçarja e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Ne thjeshtë përshtatemi. Ky është i dashuri im”.
Kurse Selema shkroi: “Zemrat janë sinkronizuar. Dashuria ime e plotë dhe e vërtetë, Lupita Nyong’o”.
Miqtë e famshëm të Lupitas u treguan të shpejtë me reagimet e tyre në postim, duke e uruar çiftin e ri të showbizit.
Aktorja e filmit horror “Us”, në një intervistë të fundit tregoi se sa shumë dobi i sjellin ushtrimet fizike shëndetit të saj mendor, por gjithashtu e pranoi se më shumë preferon të luajë me miqtë e saj për të qëndruar aktive, sesa të shkojë në palestër.
“Për mua, stërvitja është pjesë e regjimit tim për shëndetin mendor. Më duket se bëhem shumë letargjike kur nuk stërvitem, dhe kjo më ndryshon humorin. Për hirin tim dhe për hir të njerëzve me të cilët po shoqërohem, është më mirë nëse stërvitem. Ka të bëjë me kujdesin për veten. Kam kuptuar që të stërvitesh nuk kërkon palestër. Ju mund të stërviteni me peshën tuaj trupore, gjë që unë e preferoj. Personalisht, nëse gjej mënyra për t’i bërë stërvitjet lehtësisht të arritshme, ka më shumë gjasa që t’i përkushtohem atyre. Unë kam një litar kërcimi që më pëlqen ta përdor. Po ashtu më pëlqen të luaj me miqtë e mi. Mendoj se lëvizja e trupit është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm”.
Nyong’o po ashtu foli për faktin se sa shumë i pëlqen ta vizitojë vendin e saj të lindjes, Kenya, ku i pëlqen të kalojë kohë me familjen si dhe ta eksplorojë vendin dhe natyrën e bukur të Kenyas.