Showbiz

Octavia Spencer u nderua me yll në Hollywood

Aktorja e njohur afrikano-amerikane, Octavia Spencer, u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Fituesja e çmimeve “Oscar”, “BAFTA” dhe “Globi i Artë”, në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj u shoqërua nga kolegët dhe miqtë e saj, Will Ferrell dhe Allison Janney.

Ylli i filmave “Hidden Figures” dhe “The Shape of Water” u pushtua nga emocionet, me rastin e nderimit me yll në bulevardin e famës.

“26 vjet më parë unë udhëtova nga Alabama për një Los Angeles, me 3 mijë dollarë në xhep, një televizor të vjetër, një çantë me rroba dhe zemrën e mbushur plot me ëndrra. Ëndrra ime ishte pikërisht kjo. Por, ajo që nuk e dija atëkohë, është se si njerëzit që do t’i takoja në Los Angeles do të bëheshin familja ime e dytë, fisi im, ata me të cilët do ta ndaja pikëllimi kur nuk e fitoja ndonjë rol ose do të festoja kur bëhesha pjesë e ndonjë filmi. Jam shumë e lumtur për këtë nderim. Jam e pushtuar nga emocionet dhe ende nuk po më besohet se kjo gjë po ndodhë. Njerëzit do të kenë mundësi vërtetë të ecin mbi yllin që e mbanë emrin tim. Asgjë nuk krahasohet me këtë”.

Octavia Spences dhe Will Ferrell, vijnë së bashku në ekran të madh në filmin e ri muzikor të regjisorit Sean Anders, “Spirited”, i cili tashmë ka filluar së transmetuari në platformën “Apple TV +”.