Këngëtarja LeAnn Rimes ka shtyrë disa nga datat e turneut të saj për shkak të një gjakderdhjeje në kordonin e saj vokal.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar se është e sëmurë edhe me grip.
“Më thyhet zemra që më duhet të njoftoj se do të riplanifikoj shfaqjet e kësaj fundjave”, ka shkruar Rimes, raportoi CNN-i të enjten.
“Ndërsa isha e sëmurë me grip, mjeku im zbuloi një gjakderdhje në kordat e zërit, të shkaktuar nga kolla e dhunshme. Jam duke u përmirësuar, por nuk jam në gjendje të flas apo të këndoj… me urdhër të mjekut”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja ka thënë se është e “shkatërruar” që duhet t’i shtyjë koncertet, por se do t’i shohë fansat pasi të shërohet.
Ajo shtoi datat e saj të riplanifikuara dhe njoftoi se koncerti i saj në The Ryman në Nashville, Tennessee, do të mbahet më 8 prill 2023. Një performancë në The Riverside Casino and Golf Resort do të jetë më 29 shtator 2023.
“Ju lutemi referojuni email-eve/pikës suaj të blerjes për më shumë informacion”, u tha ajo blerësve të biletave.