Showbiz

Vdiq aktorja Kirstie Alley në moshën 71-vjeçare

Ylli i filmave komedi, Kirstie Alley, ka vdekur në moshën 71-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Lajmin e konfirmuan fëmijët e aktores, True dhe Lily, përmes rrjeteve sociale.

Ato thanë se Alley ishte e rrethuar nga familja e saj më e ngushtë dhe luftoi me shumë force deri në fund të jetës.

Personat më të dashur të aktores gjithashtu i bënë homazhe për gjallërinë dhe pasionin e saj për jetën si dhe dashurinë e madhe për fëmijët, nipërit dhe kafshët e saj të shumta, për të mos përmendur gëzimin e përjetshëm të krijimit.

“Pasioni dhe energjia e saj ishin të pashembullt dhe na lanë të frymëzuar për ta jetuar jetën në maksimum, ashtu siç bëri ajo. Ju falënderojmë për dashurinë dhe lutjet tuaja dhe kërkojmë që ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë”, shkruhej në deklaratën për media të lëshuar nga familja e Alleyt.

Edhe miku i afërt i aktores, John Travolta, me të cilin ajo luajti në filmat shumë të pëlqyer nga publiku, “Look Who’s Talking”, e kujtoi aktoren me fjalë të ëmbla në një postim në rrjetet sociale.

“Kirstie ishte një nga lidhjet më speciale që i kam pasur në jetë. Të dua shumë Kirstie. E di se do të takohemi sërish”.

Paraqitja e parë televizive e Alleyt ishte si konkurrente në lojën, “The Match Game”, në vitin 1979. Por, roli që i solli famë në karrierën e saj si aktore erdhi në vitin 1987, kur au angazhua për ta portretizuar Rebecca Hoëen në serialin e kanalit NBC, “Cheers”.

Projektet më të njohura filmike të aktores mbesin filmat, “Look Who’s Talking”, “Star Trek II: The Wrath of Khan”, “For Richer or Poorer” dhe “Drop Dead Gorgeous”.

Fituesja e çmimit “Emmy” po ashtu ishte protagonist e serialit, “Veronica’s Closet”, i cili u transmetua nga viti 1997 deri më 2000.

Kirstie Alley u bë anëtare e Kishës së Scientologjisë në vitin 1979, dhe në këto vjetët e fundit u shndërrua në figurë kontroverse në Hollywood për shkak se deklaroi që është përkrahëse e ish-presidentit, Donald Trump.