Një ditë pasi e solli shoun e tij komik, “Wild ‘N Out”, në sheshin “Madison Square” të New Yorkut, Nick Cannon u hospitalizua për shkak të pneumonisë.
Komediani i famshëm amerikan i informoi fansat në Instagram rreth gjendjes së tij shëndetësore, duke i postuar disa fotografi nga shtrati i spitalit.
“Në rregull, pra siç duket unë nuk jam Superman. I premtova vetes se nuk do të kthehesha më në këtë vend. Por ky është një mësim i mrekullueshëm për t’u kujdesur për veten sepse në të kundërtën ti nuk do të jesh në gjendje të kujdesesh për gjithë të tjerët. Por, mos u brengosni, nuk kam nevojë të më uroni shërim të shpejtë apo të luteni për mua, thjeshtë kam nevojë për pushim kualitativ dhe shumë shpejtë do ta marr veten dhe do ta rifitoj fuqinë. Jam shtruar në spital për shkak të pneumonisë, nuk është ndonjë gjë serioze. Mirëpo, është qesharake se si, mbrëmë isha duke performuar para një turme gjigante në sheshin ‘Madison Square’, kurse sot jam i vetëm në një dhomë të vogël të spitalit. Jeta është e paparashikuar”, deklaroi Cannon.
Ai e përfundoi postimin me hashtagun #LupusWarrior, duke iu referuar betejës së tij të vazhdueshme me lupusin, një sëmundje kronike autoimune.
Prezantuesi i shout “The Masked Singer”, për herë të fundit komunikoi me fansat në fillim të javës, duke e shpërndarë një video komike në kanalin e tij në YouTube, ku e shprehte stresin e blerjes së dhuratave të festive të fundvitit për 11 fëmijët e tij.
Cannon është në pritje të fëmijës së 12-të me modelen Alyssa Scott.