Showbiz

Dua Lipa vishet e tëra kuq e zi në Jingle Ball 2022

Foto: AP
 

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Paris Hilton tërhoqën më së shumti vëmendje në tepihun e kuq të ngjarjes vjetore Jingle Ballin të KIIS FM, i cili u prezantua nga Capital One dhe u mbajt në Forumin Kia në Inglewood të premten mbrëma.

Lipa e cila së fundi përfundoi turneun e saj “Future Nostalgia” me një koncert madhështor në Tiranë për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë, goditi tapetin e kuq me veshje lëkure me ngjyrat kuq e zi.