Showbiz

Kanye West pretendon se Kim Kardashian po e tradhtonte me lojtarin e NBA-së

Descriptive Text

Kanye West pretendon se dikur "kapi" ish-gruan e tij Kim Kardashian me lojtarin e NBA-së, Chris Paul.

Gjatë një “shpërthimi” në Twitter të enjten mbrëma reperi, 45 vjeç, llogaria e të cilit është pezulluar që atëherë për shkak të deklaratave anti-semitiste, pranoi se donte të thyente "një dritare të fundit" përpara se të largohej nga platforma.

“Para se të dilnim nga këtu, e kapa këtë djalë me Kimin. Natwn e mirw”, ka shkruar West, emri i tw cilit zyrtarisht është Ye.

Postimi i Kanye u shoqërua me një imazh të Chris, 37 vjeç, i cili është i martuar që nga viti 2011 me Jada Crawley, me të cilin ka djalin Christopher, 13, dhe vajzën 10-vjeçare Camryn.

Kim, 42 vjeç, e cila bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të vitit 2021 pasi u martuan në vitin 2014, është shpallur ligjërisht beqare dhe divorci i ish-çiftit u zgjidh në fund të nëntorit.

Page Six raportoi se Kim dhe Chris ende nuk kanë reaguar ndaj pretendimeve të Westit ose nuk i janë përgjigjur kërkesës së medias për koment.

Kanye ka përdorur më parë Twitterin për të akuzuar Kimin për tradhti me Drake dhe Meek Mill, përpara se të kërkonte falje më vonë.