Showbiz

Dua Lipa publikon pamje nga koncerti në Tiranë: Shfaqja jonë më e madhe ndonjëherë

Dua Lipa ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi të shumta nga koncerti i saj i fundit në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Koncerti është mbajtur në Tiranë, më 28 Nëntor, për nder të Ditës së Pavarësisë.

Dua ka falënderuar shqiptarët për pjesëmarrjen e rreth 200 mijë njerëzve në koncertin e saj.

“94 shfaqje nëpër botë brenda një viti dhe duke e mbyllur në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz - shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë- në ditën e pavarësisë!!! Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund të kisha imagjinuar me njerëzit më të mëdhenj. FUTURE NOSTALGIA Përgjithmonë”, ka shkruar Dua.

Gjatë qëndrimit në Tiranë për dy ditë, Dua Lipa ka marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë, duke u pajisur edhe me pasaportë të shtetit.

{gallery}