Showbiz

Rita Ora flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Rihannan

Rita Ora i ka adresuar për herë të parë thashethemet lidhur me një “grindje” me Rihannan.

Në një intervistë për BBC-në, këngëtarja kosovare me famë botërore ka treguar se përse nuk po realizonte muzikë gjatë kohës sa ishte pjesë e labelit “Roc Nation” të reperit Jay-Z, aty ku ishte edhe Rihanna.

"Nuk e di. Unë isha duke incizuar për dy ose tre vjet rresht. Unë regjistrova një video muzikore dhe ata e hoqën atë. U ndjeva shumë e zhgënjyer”, ka thënë Rita.

Gazetari Louis Theroux i thotë Ritës gjatë intervistës se ishte raportuar se e gjithë muzika i shkonte së pari Rihannas, derisa e pyet nëse kjo qëndronte.

Mirëpo Rita e konfirmon se nuk ka asnjë problem me Rihannën dhe se përkundrazi ka vetëm respekt për të.

“Nuk mund të flas për të tjerët, por mendoj se publikisht i vendosin gjithmonë gratë kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse, kam respekt për të dhe do të kem gjithmonë”, ka deklaruar këngëtarja kosovare.

Rita dhe Rihanna kishin nënshkruar me kompaninë diskografike të Jay Z, “Roc Nation”, por Ora e çoi atë në gjykatë në vitin 2015 duke kërkuar që të lirohej nga kontrata e saj sa më shpejtë me pretendimin se ishte neglizhuar nga labeli.

Megjithatë, “Roc Nation” paraqiti një kundërpadi për 2.3 milion dollarë, duke thënë se Rita nuk kishte krijuar mjaftueshëm muzikë, përpara se të ndaheshin përfundimisht.

Image