Showbiz

Billie Eilish shumë e lumtur me të dashurin Jesse Rutherford

Gjithçka po shkon mirë për Billie Eilishin dhe të dashurin e saj të ri, Jesse Rutherford.

Këngëtarja 20-vjeçare thotë se është e lumtur që është e përfshirë në lidhje romantike me vokalistin e grupit, “Neighbourhood”, 31-vjeçarin Rutherford, pavarësisht kritikave të publikut për diferencën e tyre në moshë.

Duke folur për këtë lidhje për revistën “Vanity Fair”, Eilisht tha: “Lidhja jonë është shumë ‘cool’, dhe unë jam e emocionuar dhe shumë e lumtur. Kam arritur në një pikë të jetës sime ku, jo vetëm që njihem nga personi që unë mendoj se është mashkulli më seksi në botë por tani ai është edhe i dashuri im”.

Image

Tutje, kantautorja e famshme foli hapur për raportin mes tyre duke thënë se për ta, gjuha e dashurisë është definitivisht kontakti fizik.

“Krejt çka më duhet në një lidhje është liria, më kuptoni, nuk më pëlqen të jem e kontrolluar na të tjerët. Dua që partneri im të ketë besim në mua, ta kem hapësirën time si dhe dua të kem vëmendje dhe të ma shfaqin dashurinë vazhdimisht. Po ashtu mendoj se admirimi i barabartë është vërtet i rëndësishëm”.

Eilish tregoi se Rutherford e inspiron në jetë dhe muzikë, dhe ajo e bënë të njëjtën gjë për të.

Ky është viti i gjashtë që Billie Eilish rikthehet me intervistën e përvitshme të realizuar nga “Vanity Fair”. Nga viti 2017, këngëtarja e njohur amerikane e ka realizuar këtë intervistë ku i parashtrohen pyetjet e njëjta, dhe ajo ka mundësi t’i dëgjojë përgjigjet që i ka dhënë në të kaluarën për të parë se sa kanë ndryshuar pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe karrierës.