Showbiz

Apple Music sjell listën e hiteve më të dëgjuara të vitit, Dua Lipa pjesë e saj

 

Platforma muzikore, Apple Music, e ka publikuar listën e këngëve më të dëgjuara globalisht në vitin 2022, me ç’rast listën e kryeson hitit i vitit i realizuar nga The Kid LAROI dhe Justin Bieber, “Stay”.

Kjo këngë u lansua në qershor të vitit të kaluar si pjesë e ‘mixtape’ të këngëtarit The Kid LAROI, “*F*ck Love 3: Over You”. Pasi debutoi në pozitën e tretë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, gradualisht ajo arriti të rrëshqas në vendin e patë ku qëndroi për katër javë rresht.