Filmat dhe serialet televizive me spiunë kanë një histori të gjatë të dominimit të industrisë. Nga filmat me agjentin sekret James Bond e deri te trileri modern i animuar, “Spy x Family”, këto koncepte kanë qenë gjithmonë mbresëlënëse, të mbushura me skena aksion dhe komplote interesante.
Tani, aktori i ri hollywoodian, Noah Centineo, vjen në rolin e një agjenti të CIA-së në serialin e zhanrit dramë dhe triler, “The Recruit”.
Projekti i ardhshëm i realizuar nga Netflixi vjen me regji të Alexi Hawley. Ai e rrëfen historinë e Oëen Hendricks, i cili i bashkohet agjencisë CIA si avokat dhe pret ta shijojë një ditë të parë të zakonshme në zyrë, por java e tij e parë në fakt e ka një fillim të vështirë. Kur CIA e pranon një letër nga një ish-agjente, Max Meladze, që kërcënon se do t’i zbulojë sekretet e agjencisë nëse ajo nuk shfajësohet për një krim të rëndë, Owen Hendricks caktohet të punojë në këtë rast. Kështu, ai e fillon një rrugëtim me shpresë të përfundimit të misionit me sukses, pavarësisht mungesës së ekspertizës së tij në këto operacione dhe rrethanave të pafavorshme. Megjithatë, rreziku është i lartë në këtë lojë dhe ai e gjen veten të përfshirë në një botë të politikës vdekjeprurëse të qeverisur nga personalitete të dyshimta.
“The Recruit” fillon së shfaquri në platformën Netflix nga 16 dhjetori.