Showbiz

Calvin Harris u përgjigjet akuzave se është fajtor për dështimin e albumit të Rita Orës

Descriptive Text

DJ skocez me famë botërore, Calvin Harris, i është përgjigjur pretendimeve se është përgjegjës për anulimin e albumit të dytë të Rita Orës pas ndarjes së tyre, shkroi “The Mirror” të hënën.

Që kur romanca e tyre njëvjeçare mori fund në qershor të vitit 2014, Rita kishte pohuar se ish-i dashuri i saj e ka penguar atë të performonte hitin e tyre “I Will Never Let You Down”, në një ceremoni çmimesh.

Muaj më pas u raportua se albumi i saj i dytë nuk do të publikohej me disa këngë me artistë të ndryshëm, pasi Harris nuk do t’i autorizonte ato.

Që kur dolën në dritë spekulimet, ylli nuk kishte reaguar, mirëpo tani ka thyer heshtjen e tij tetëvjeçare.

Në një postim në Twitter drejtuar 11.8 milionë ndjekësve të tij, ai tha: "E gjithë kjo është një mit, ka një këngë të papublikuar për të cilën kam punuar dhe nuk është e mirë".

Rita, e cila tani thuhet se është e martuar me regjisorin australian, Taika Waititi, ka folur më parë për muzikën që ajo dhe Calvin kanë punuar së bashku para ndarjes së tyre.

“Për mua kjo gjë i takon të kaluarës, çdo gjë që them disi kthehet në tituj dhe bëhet përsëri histori”.