Showbiz

Sfidat e Cara Delevingne me orientimin seksual e kanë bërë ta mendojë vetëvrasjen

Descriptive Text

Ylli i modës, Cara Delevignne, e ka bërë të ditur se beteja e saj disa vjeçare me orientimin seksual, e ka bërë të mendoj të vetëvritet.

Modelja 30-vjeçare e shndërruar në aktore, e cila identifikohet si ‘queer’, brengosej se nuk ishte njeri normal kur filloi të dyshojë në orientimin e saj seksual. Por, tani i vjen mirë që nuk ka vendosur t’ia marr jetën vetes, sepse sot është në pozitën për t’i ndihmuar dhe mbështetur të rinjtë tjerë të cilët po kalojnë nëpër të njëjtën periudhë të dyshimit, sikurse ajo.

“Unë nuk mund të flisja me askënd rreth asaj se si po ndihesha. Kisha shumë homofobi të brendshme dhe turp. Mendova se isha anormale. Kam menduar t’i jap fund jetës sime, kjo më ka ndodhur disa herë, dhe jam shumë e lumtur që nuk e bëra këtë, sepse nëse tani mund ta ndihmoj ndonjë të ri që po kalon nëpër të njëjtën periudhë, kjo do të thotë gjithçka për mua. Do të thotë shumë për atë fëmijë të vogël e të çuditshëm, që isha dhe vazhdoj të jem edhe sot”.

Aktorja e filmit “Suicide Squad”, në të kaluarën deklaroi se është biseksuale dhe më pas edhe panseksuale, por përfundimisht ka vendosur të identifikohet si “queer”, apo person me identitet seksual ose gjinor jo normativ.