Ka vdekur në moshën 63-vjeçare këngëtarja e famshme, Irene Cara.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte më e njohur për rolin e saj në filmin Fame të vitit 1980, si dhe bashkë-shkrimin dhe këndimin e hitit të madh “Flashdance...What a Feeling”, për të cilin fitoi një Oscar dhe një Grammy.
Më vonë ajo luajti në filma përballë Clint Eastwood dhe Tatum O'Neal, raportoi BBC-ja të shtunën.
Publicisti i Caras, i cili njoftoi vdekjen e saj, tha se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Florida, por shkaku është "aktualisht i panjohur".
E lindur në vitin 1959 në Bronx, New York City, Cara ishte më e vogla nga pesë fëmijët dhe filloi karrierën e saj në TV në gjuhën spanjolle. Babai i saj ishte portorikan dhe nëna e saj, kubano-amerikane.
Pasi kishte regjistruar muzikën si fëmijë, si në spanjisht ashtu edhe në anglisht, ajo vazhdoi të shfaqej në një numër muzikalësh në Broadway.
Por ishte viti 1980 kur ajo fitoi famë me rolin e Coco Hernandez.
Performanca e saj i dha asaj një nominim për aktoren më të mirë në Golden Globe Awards 1981.
Cara më vonë shkroi dhe ishte vokalistja e “Flashdance...What A Feeling”, nga filmi i suksesshëm i vitit 1983 “Flashdance”, dhe fitoi një çmim Grammy për performancën më të mirë vokale të femrës pop, si dhe një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale.