Showbiz

Dënohet me 13 vjet burgim ylli kinez i popit, Kris Wu

Një gjykatë në Pekin e ka dënuar yllin kanadez të popit me origjinë kineze Kris Wu me 13 vjet burgim pasi e shpalli fajtor për krime përfshirë përdhunimin, pak më shumë se një vit pas arrestimit të tij në Kinë, ku ai lindi dhe ndërtoi një karrierë fitimprurëse.

Gjykata në rrethin Chaoyang tha se hetimet treguan se nga nëntori deri në dhjetor 2020, Wu, i njohur gjithashtu si Wu Yifan, përdhunoi tre gra, raportoi The Guardian të premten.

“Wu Yifan përfitoi nga tri gra të dehura në shtëpinë e tij”, tha gjykata në llogarinë e saj zyrtare në WeChat.

Wu u arrestua në Pekin më 31 korrik 2021 pasi një studente 18-vjeçare kineze e akuzoi publikisht se e kishte shtyrë atë dhe vajza të tjera, disa të moshës nën 18 vjeç, të bënin seks me të.

Në atë kohë, studenti tha për mediat se Wu e kishte joshur për të bërë seks kur ajo ishte 17 vjeç, pasi e kishte dehur me alkool.

Gjykata gjithashtu e shpalli atë fajtor për krimin e grumbullimit të një turme për t'u përfshirë në shthurje seksuale në korrik 2018.