Showbiz

Lohan nuk e dëshiron vëmendjen që vjen me rikthimin e saj në film

 

Aktorja 36-vjeçare, Lindsay Lohan, e cila e gëzon një karrierë të pasur kinematografike me role në filma të tillë si, “Freaky Friday” dhe “Mean Girls”, por të shoqëruar edhe me disa probleme e skandale në jetën private, më në fund po e shënon rikthimin zyrtar në industri me lansimin e projektit të saj të ri, Falling For Christmas”.

Pas një pauze disa vjeçare në botën e showbizit, Lohan thotë se ka vendosur që rikthimin ta shënojë me një projekt romantik të Netflixit, ngase dëshiron ta shmangë vëmendjen dhe presionin që vjen me daljen në ekran të madh.