Showbiz

Kanye West është i fiksuar pas Hitlerit, thonë njerëzit e tij të afërt

Disa njerëz që dikur ishin të afërt me artistin e njohur më parë si Kanye West, i thanë CNN-it se ai ka qenë prej kohësh i magjepsur pas Adolf Hitlerit – dhe dikur donte të emërtonte një album me emrin e liderit nazist.

Një pronar biznesi që ka punuar për Westin, i cili tani njihet me emrin zyrtar Ye, i tha CNN-it se artisti krijoi një mjedis pune armiqësor, pjesërisht përmes "fiksimit" të tij me Hitlerin.

“Ai do të lavdëronte Hitlerin duke thënë se sa e pabesueshme ishte që ai ishte në gjendje të grumbullonte kaq shumë pushtet dhe do të fliste për të gjitha gjërat e mëdha që ai dhe Partia Naziste arritën për popullin gjerman”, tha të enjten, personi që nuk deshi t’i publikohej identiteti.

Ai ka shtuar se Westi fliste hapur për leximin e "Mein Kampf", manifesti autobiografik i Hitlerit të vitit 1925 dhe shprehu "admirimin" e tij për nazistët dhe Hitlerin për përdorimin e propagandës.

Ky individ deklaroi se njerëzit në rrethin e brendshëm të Westit ishin "plotësisht të vetëdijshëm" për interesin e tij për Hitlerin.

Katër burime i thanë CNN-it se Westi fillimisht kishte sugjeruar titullin "Hitler" për albumin e tij të vitit 2018 që përfundimisht u publikua me titullin "Ye".

Disa prej kompanive më të famshme botërore si Adidas dhe Balenciaga kanë shkëputur se fundmi marrëdhëniet profesionale me reperin amerikan, për shkak të deklaratave të tij anti-semitike.

“Forbesi” ka vlerësuar se pas shkëputjet së kontratës me Adidasin, Kanye nuk e mban më epitetin e miliarderit.