Showbiz

Aktorja 48-vjeçare, Hilary Swank, po pret binjakë

Hilary Swank po e zgjeron familjen e saj.

Aktorja fituese e çmimit prestigjioz “Oscar”, ka bërë të ditur të mërkurën, në “Good Morning America” se ajo dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider janë duke pritur binjakë.

“Kjo është diçka për të cilën kam pritur shumë kohë dhe ajo çka do t’ju them tani është se do të bëhem nënë”, ka thënë Swank. “Dhe jo nënë vetëm e një foshnje, por e dy foshnjave. S’po mund ta besoj”, ka shtuar aktorja 48-vjeçare.

Swank dhe Schneider, një sipërmarrës, u martuan në gusht të vitit 2018, pothuajse dy vjet, pasi të dy u panë së bashku në nëntor të vitit 2016.