Showbiz

Jennifer Lopez vjen si nuse në filmin e ri “Shotgun Wedding”

Descriptive Text

Jennifer Lopez bëhet sërish nuse.

Vetëm disa muaj pas dasmës glamuroze me yllin hollywoodian, Ben Affleck, këngëtarja e shndërruar në aktore do të ecë sërish drejt altarit, por kësaj radhe në ekran të madh.

Lopez e luan rolin protagonist në komedinë e ardhshme romantike, “Shotgun Wedding”, që e rrëfen historinë e Darcyt dhe Tomit, të cilët vendosin të martohen në bregdet por dasma e tyre pengohet nga disa kriminel.

Aktori 49-vjeçar, Josh Duhamel, e portretizon të dashurin e 53-vjeçarjes Lopez në ekran të madh. Në një intervistë të kaluar për revistën “People”, ai e pranoi se xhirimi i këtij projekti në Republikën Dominikane, ishte eksperienca më e mirë në karrierën e tij.

“Kjo ishte një nga eksperiencat më argëtuese gjatë xhirimit të një filmi, që e kam pasur prej se jam pjesë e këtij biznesi. Fillimisht, në ishim në Republikën Dominikane që është një vend jashtëzakonisht i bukur. Pastaj, ishte një ëndërr e vërtetë të punoja me Jenniferin. Ajo është një profesioniste e vërtetë, shumë e përkushtuar në punën e saj dhe që të dy e duam shumë këtë projekt”.

Duhamel e morri përsipër rolin e Tomit pasi aktori, Armie Hammer, hoqi dorë nga ky projekt si pasojë e skandalit për dhunë, manipulim dhe abuzim emocional të disa grave me të cilat kishte pasur lidhje. Lenny Kravitz, D’Arcy Carden, Selena Tan, Desmin Borges dhe Alex Mallari po ashtu janë pjesë e filmit, regjinë e së cilit e ka bërë Jason Moore.

“Shotgun Wedding” fillon së transmetuari në platformën “Amazon Prime” më 27 janar të vitit të ardhshëm.