Showbiz

Pique thumbon Shakiran: Ndihem më i ri me Clara Chian

Descriptive Text

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, dhe Clara Chia Marti nuk e fshehin më romancën e tyre nga kamerat, edhe pse katalanasi vazhdon të luftojë për kujdestarinë e fëmijëve të tij me Shakiran.

Pique dhe partnerja e tij e re e shijuan udhëtimin në Paris ditëve të fundit.

Pas kthimit në Spanjë, Pique u ka thënë një koment miqve të tij, duke krahasuar marrëdhënien që kishte me Shakiran me atë që ka tani me Clara Chian.

Sipas “Caras”, vetë lojtari u ka thënë miqve se “ndihet më i ri”, duke u mburrur me diferencën në moshë mes të dashurës së re dhe ish-it të tij.

Pique dhe Clara Chia u fotografuan duke shkëmbyer puthje të zjarrta në një restorant në kryeqytetin francez. Thuhet se restoranti ishte vendi i preferuar i ngrënies nga Shakira.