Showbiz

“People”: Dua Lipa e Trevor Noah “vetëm miq”

Foto: ImageDirect
 

Pavarësisht spekulimeve të fundit se këngëtarja me famë botërore e rrënjë nga Kosova, Dua Lipa, është në lidhje me yllin televiziv amerikan, Trevor Noah, mediumi “People” ka raportuar se “ata janë vetëm miq”.

Të enjten shpërtheu rrjeti pasi dyshja u pa duke darkuar në New York. “Daily Mail” publikoi fotografi teksa Noah po e puthte Lipën në faqe.